×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi pas iniciativës së VV-së për rrëzimin e qeverisë: E harruan pandeminë, oh my God

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 14:20

    Lëvizja Vetëvendosje po synon ta rrëzojë Qeverinë e Avdullah Hotit me mocion mosbesimi. Kjo parti nga sot ka nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve, teksa ka kërkuar edhe përkrahjen e partive të tjera.


    Pas këtij lajmi kanë reaguar edhe nga partia në pushtet, LDK, shkruan Reporteri.

    Ministri i LDK-së, Arban Abrashi ka ironizuar duke thënë se me sa duket VV tani e harroi pandeminë, derisa në një kohë e akuzonin LDK-në për rrëzimin e Qeverisë në kohë pandemie.

    “Na akuzojshin neve, a vet e harrun pandemine, o maj gad ✌️”, ka shkruar ai në një koment që e ka bërë në profilin e një gazetari kosovar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!