×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi thotë se Kurti sot e mori mësimin e dytë pas mocionit

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 21:24

    Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka folur për raportet me Vetëvendosjen, të cilat çuan në prishjen e koalicionit bashkëqeverisës.


    Abrashi i cili tashmë është dhe ministër në ardhje i Infrastrukturës në Qeverinë e drejtuar nga LDK, shprehet se ishin disa veprime të ngutshme të Albin Kurtit që rezultuan me shkëputje të bashkëpunimit, njofton Klan Kosova.

    ”Kemi punuar bashkë në arritjen e koalicionit të mëhershëm”.

    ”Është punuar edhe gjatë periudhës së opozitës”.

    ”Ishin disa veprime të ngutshme brenda qeverisjes por edhe disa raporte të qeverisjes Kurti karshi LDK-së”.

    ”Kemi parë zotrin Kurti të favorizonte disa persona dhe të krijonte qasje të përçmimit”.

    Ai shton në Rubikon me Adriatik Kelmendin se një nga arsyet e prishjes së koalicionit ishin raportet me SHBA-në.

    ”Faji parësor qëndron tek vet Kurti”.

    ”Si udhëheqës ka qenë përgjegjës për mbarëvajtjen e koalicionit dhe të kishte një qeverisje më afatgjate”.

    ”Albin Kurti shkeli disa parime për të cilat ne veç ishim pajtu, e sidomos ato me SHBA-të”.

    ”Edhe VV ka mësuar shumë nga mocioni. Nuk e ka besuar që do të ndodhte mocioni, sikurse se ka besuar që do të ndodhë edhe Qeveria Hoti”.

    ”Jemi parti shumë më të gjatë se të tjerat dhe raportet me SHBA-të janë të shenjta. Kjo ka qenë edhe një nga pikat kryesore të prishjes tonë me Lëvizjen Vetëvendosje”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!