Admirali Foggo, përkrahësi i madh i ushtrisë, viziton Kosovën

Admirali amerikan James Foggo sot do të qëndrojë për një vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes.


Për shefin e Komandës së Bashkuar të Aleancës në Napoli do të organizohet edhe një ceremoni pritjeje.

Më pas, Foggo do të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

Po ashtu, është paralajmëruar edhe një takim i ushtarakut amerikan me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Ndryshe, admiral Foggo ishte përkrahës i madh i krijimit të ushtrisë së Kosovës, në kohën kur Sekretari i NATO-s doli kundër, transmeton Reporteri.net.