×
  • Lajme
  • Lajme

    Afro 200 mijë euro për zgjedhjet në Veri të Mitrovicës

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 15:11

    Është hartuar edhe zyrtarisht buxheti për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.


    Organet përgjegjëse, KQZ-ja ka vlerësuar dhe shqyrtuar kërkesën buxhetore sipas njësive të planit operacional.

    Kësisoj, buxheti i planifikuar për zgjedhjet në veri kap shifrën e 193.180.51 euro, shkruan Indeksonline.

    Ndryshe, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto dy komuna, bazuar në vendimin e presidentit Thaçi do të mbahen më 29 nëntor 2020.

    Thaçi e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në Komunën e Podujevës dhe në atë të Mitrovicës së Veriut në përputhje me vendimet dhe ligjin në fuqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!