×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu: Albin Kurti e ka kryer analizën për koronavirus

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 14:33

    Ministri i shkarkuar i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, dhe pjesëtarët e VV-së në Qeveri dhe Kuvend e kanë kryer testin për koronavirus.


    “E kam një informacion që Albini dhe disa prej pjesëtarëve të tij në Qeveri dhe në Kuvend, duke filluar nga nënkryetarja e Kuvendit i kanë kryer analizat ku iu janë marrë mostrat se a janë me koronavirus apo jo”.

    “Me këtë veprim ata ia kanë mohuar të drejtën qytetarëve. Unë kam informacion që ekipin e IKSHPK-së e kanë thirr tua bëjë atyre këtë analizë dhe nuk kanë shkuar në Institut”, ka deklaruar Veliu për Klan Kosova.

    Ndryshe, para pak orësh Kurti e shkarkoi Agim Veliun nga posti i ministrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!