×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu reagon pas vendimit të Kushtetueses

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 0:15

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të presidentit të vendit.


    Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

    “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sikurse edhe vendimet tjera të kësaj gjykate, është i pranueshëm”, ka deklaruar Veliu.

    “Ne vazhdimësi, edhe para vendimit, LDK ka deklaruar se e pranon çfarëdo vendimi të Kushtetueses”, ka thënë Veliu në një prononcim për Gazetën Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!