×
  • Lajme
  • Lajme

    Agjenda shtetërore e aktiviteteve për shënimin e “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 17:33

    Manifestimi “Epopeja e UÇK-së”, këtë vit do të shënohet më ndryshe se herëve të tjera, shkaku i pandemisë COVID-19.


    Qeveria ka pakualifikuar një varë të aktiviteteve për 5,6 dhe 7 mars, shkruan Arbresh.info.

    Këto janë të gjitha aktivitetet që do të shënohen për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: 

    Këshilli Organizativ për manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    PROGRAMI

     5 Mars

    • Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore i kushtohet EPOPESË së UÇK-së, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri
    • Gjithashtu, në këtë ditë shfaqen aktivitete nëpër rrjete sociale të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës

    09:00 – Seanca Solemne nëpër të gjitha Kuvendet Komunale

    11:00 – Ekspozita  “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë

    12:00 – Parada e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë  (për shkak të pandemisë do të zhvillohet pa praninë e publikut)
    18:00 -Turniri në futsall, Pallati i Rinisë, Prishtinë

    6 Mars

    09:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

    10:00 – Ekspozitë me fotografi, Prekaz

    11:00 –Turnir në volejboll, Skenderaj

    12:00 – Homazhe në të gjitha komplekset memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së 15:00 – Ekspozitë me 59 fotografi në sheshin Skënderbeu, Prishtinë

    17:00 – Akademi Përkujtimore, Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë

    7 Mars

    09:00 – Turnir në shigjetari, Skenderaj

    11:00 – Turnir në shah, Hotel Grand, Prishtinë 13:00 – Finalja e turnirit të volejbollit, Skenderaj

    17:45 – Manifestimi Nata e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

    18:00 – Koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në Stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!