×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK-ja dënon ashpër kërcënimin e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi ndaj “Albanian Post”

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 19:35

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimeve të deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi ndaj mediumit Albanian Post dhe drejtorit të tij,  Baton Haxhiu.


    “AGK është thellësisht i shqetësuar për kërcënimin që deputeti i partisë politike në pushtet, Vetëvendosje, Haki Abazi ka bërë ndaj mediumit ‘Albanian Post’, dhe drejtorit të tij, Baton Haxhiu.

    “Albanian Post” e ka publikuar audio-incizimin në të cilin Abazi dëgjohet duke kërcënuar mediumin për shkak të raportimit të mëhershëm për dështimin e procesit për emërimin e ambasadorëve të rinj të Kosovës”, thuhet në reagimin e AGK-së.

    Sipas këtij asocacioni kërcënimi i hapur e me paramendim i deputetit ndaj gazetarëve është i papranueshëm dhe kontribuon në rrezikimin e sigurisë për kolegët tanë.

    “Veprimi bëhet edhe më serioz për faktin që vjen nga një zyrtar i lartë i partisë që udhëheq me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës. AGK-ja e fton partinë e Abazit, sikurse edhe institucionet shtetërore të distancohen qartë nga gjuha kërcënuese e deputetit”, thuhet në reagimin e shoqatës së gazetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!