×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK-ja mbështet shqetësimet e organizatave ndërkombëtare lidhur me krizën në RTK

    Reporteri
    21 Qershor 2024 | 15:06

    Pas letrave të dërguara në adresë të kryetarit të Bordit të RTK-së nga disa organizata ndërkombëtare të gazetarëve dhe të atyre për lirinë e shtypit dhe medias, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

    AGK-ja i ka dhënë përkrahje shqetësimeve të ngritura rreth përpjekjes përshkarkimin e Drejrtorit të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj dhe zvëndësimit të tij me një njeri të afërt të pushtetit.

    “AGK-ja, i bashkohet shqetësimit të organizatave evropiane dhe ndërkombëtare të lirisë së medias, pjesë e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës, rreth përpjekjeve për ndërhyrje politike në shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Transmetuesit Publik, RTK.”, thuhet në reagim të AGK-së.

    Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, dhe me nënshkrim të rrjeteve tjera të mediave, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit në transmetuesin publik të Kosovës, RTK, përcjell Reporteri.net.

    Përmes një reagimi, shprehin shqetësimin siç thonë, “nga kriza në rritje brenda RTK-së rreth presionit politik që po ushtrohet për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj”.

    Përmendet ky fakt që u ngrit si shqetësim edhe nga ish-raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon.

    ECMPF reagon pas trysnisë për ta shkarkuar Ahmetxhekajn nga RTK-ja: Ndërhyrja politike akt jodemokratik

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!