×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK reagon ndaj sulmeve linçuese të LDK-së dhe PDK-së ndaj RTV Dukagjini

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 17:30

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me shqetësim po e përcjellë gjuhën linçuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës në drejtim të RTV Dukagjinit.


    Gjuha e tillë linçuese për AGK-në është tërësisht e papranueshme dhe përbën trysni ndaj kolegëve tanë gazetarë.

    AGK-ja vlerëson se ky është presion i drejtpërdrejtë në politikat redaktoriale dhe formë direkte e presionit publik.

    Duke i akuzuar mediet se po favorizojnë një subjekt politik, i bëjnë ato target të sulmeve.

    AGK-ja u bënë thirrje partive politike që nëse kanë ankesa në drejtim të ndonjë mediumi, t’i drejtojnë ato tek organet kompetente.

    Kjo mënyrë e qasjes së subjekteve politike ndaj medieve, për AGK-në përbën sulm ndaj lirisë së shprehjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!