×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK: Shefi i stafit të Presidentes Osmani po përhapë urrejtje dhe sulme ndaj gazetarëve

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 15:03

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kritikuar qasjen e shefit të stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ndaj mediave.


    AGK përmes një reagimi thotë se shefi i stafit të Presidentes Osmani po përhapë urrejtje dhe sulme ndaj gazetarëve.

    AGK e ka ftuar Presidenten Osmani që të distancohet dhe të përkujdeset që sulme të tilla të mos përsëriten nga zyra e saj.

    Reagimi i AGK-së:

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ndjekur me shqetësim sulmet e vazhdueshme ndaj mediave që vijnë zyra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Këshilltari i saj, Blerim Vela disa herë ka përdorur gjuhë dengiruese duke i etiketuar mediat si “të ish-regjimit Pronto”.

    AGK konsideron se kjo gjuhë është linçuese dhe që shërben për përhapjen e urrejtes dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë.

    Duke ardhur nga zyra më e lartë e shtetit, këto veprime të zotit Vela ndikojnë në frikësimin e gazetarëve dhe krijimin e një ambienti të pasigurtë për punën e tyre.

    AGK-ja e fton Presidenten Osmani që të distancohet dhe të përkujdeset që sulme të tilla të mos përsëriten nga zyra e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!