×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Filluan procedurat e prokurimit për projektin e ndërtimit të Qendrës Kulturore për të Rinj

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 18:25

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur përqindjen se sa fëmijë në Kosovë prej moshës 1-5 vjeç nuk kanë asnjë libër në shtëpi dhe se sot kanë filluar procedurat e prokurimit për projektin e ndërtimit të Qendrës Kulturore për të Rinj dhe Bibliotekës në lagjen Kodra e Trimve


    Ahmeti ka thënë se duhet investimi në infrastrukurë dhe aktivitete, që librat dhe leximi të bëhen pjesë e përditshmërisë në shoqëri

    “Mbi 50% e fëmijëve të moshës 1 deri 5 vjeç nuk e kanë asnjë libër ?në shtëpi!
    Pra, leximi si temë dhe libri si mjet i marrjes së dijës nuk është i instaluar ende në të gjitha shtresat e shoqërisë sonë.
    Prandaj, duhet vazhduar investimi në infrastrukturë dhe aktivitete, që librat dhe leximi të bëhen pjesë e përditshmërisë në shoqëri, duke ofruar mundësi të barabartë për të gjithë qytetarët në komunitetet e tyre.
    Sot kanë filluar procedurat e prokurimit për projektin e ndërtimit të Qendrës Kulturore për të Rinj dhe Bibliotekës në lagjen Kodra e Trimve.Ky projekti është pjesë e bashkëpunimit të Drejtorisë së Kulturës dhe Universitetit UBT. Projekti kryesor është donacion nga Studio G+A Architects udhëhequr nga Arbër Sadiki, kurse ideuar nga Rilind Sadiku”, shkruan Ahmeti në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!