×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Kurti po e keqpërdorë dialogun për protagonizëm

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 23:18

    Arben Ahmeti, drejtor i Kanal 10, duke e komentuar refuzimin që i ka bërë kryeministri Albin Kurti, për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë nga kjo është “Vuçiq që kish me pas qejf të prezantohet në Bruksel, Washington edhe të mungojë pala kosovare”.


    “Nuk e di se çfarë dhurate do t’i jepej më e madhe Beogradit, Vuçiqit dhe pushtetit të tij sesa kjo, sepse do të dukej se ky është ai i moderuari, konstruktiv që do rajonin të integruar në BE dhe ne do të dukeshim sikur nuk jemi të interesuar për dialog, marrëveshje dhe përfundim njëherë e përgjithmonë të raportit të ngrirë. Sot Vuçiqi është i lumtur që Prishtina ka ardhur në fazën që i thotë jo edhe takimit.

    Ka pesë vjet që Beogradi përpiqet ta bindë BE dhe SHBA se Kosova nuk e do dialogun. Sot ne ia ofrojmë këtë mundësi”, tha Ahmeti në Politiko.

    Ai tha se kur ta marrësh qeverinë nuk mund të vendosësh se me çfarë tema të merresh dhe nevojat nuk janë fontanë dëshirash.

    “Kosova ka nevojë për vaksinat që po mungojnë, pagesat të shpejta dhe gjetje për të iu dalë zot bujqve e të tjerëve, ka nevojë për Vetting, ka nevojë edhe për ligjin për konfiskim por Kosova nuk mund të izolohet edhe të thuhet ju merreni Serbinë e ne po rrimë vet. Unë e di që nuk është popullore të flasësh në gjuhën që po flas. Ne kemi bërë dialog të keq që është përdorur për protagonizëm, edhe fatkeqësisht edhe kryeministri aktual e keqpërdori dialogun për protagonizëm”, tha Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!