×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti njofton se MSH’ja ka lejuar importin e testeve serologjike të bllokuara në terminal doganor

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 18:10

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se e kanë marrë lejen për importin e testeve serologjike të ndaluara që nga marsi i këtij viti.


    Këto teste kishin mbetur të bllokuara në terminal doganor qe tre muaj.

    “Për korrektësi, ju informojmë se kemi marr lejen për importimin e testeve serologjike e të ndaluara që nga Marsi i këtij viti! Po ashtu qenka nënshkruar nga Ministri Zemaj udhëzimi administrativ që përfshin standardet për teste edhe për laboratoret private”, ka shkruar Ahmeti.

    Ndryshe, Ahmeti sot deklaroi se nuk e kupton se pse qeveritë i kanë ndaluar, duke thënë se Kosova është i vetmi vend me vendime të tilla.

    “Testet serologjike bëjmë tërë kohen dhe janë standarde. Ndryshojnë reagensët. Edhe më tutje nuk e kuptoj pse qeveritë i kanë ndaluar. Për asgjë tjetër do ta kemi informaten më të mirë rreth perhapjes se virusit dhe imunitetin e ndërtuar. Perndryshe jemi i vetmi vend me vendime të tilla”, ka shkruar Ahmeti.

    https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160076087557166

    Testet serologjike janë ato teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin dhe bëhet përmes mostrave të gjakut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!