×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti njofton se për shkak të reshjeve të shiut anulohet koncerti i sontëm në “Akull n’Verë”

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 20:31

    Prishtina po përballet me reshje të mëdha të shiut, e kryetari i kësaj komune ka njoftuar se për këtë shkak anulohet përformanca e Ylli Megi.


    Kjo përformancë parashihej të zhvillohej në kuadër të Akull n’Verë, por që është zhvendosur për një tjetër datë.

    “Me keqardhje ju njoftojmë që edhe sonte për shkak të reshjeve të shiut, përformanca e Ylli Megi anulohet dhe zhvendoset për një datë tjetër”, tha i pari i Prishtinës.

    Ai gjithashtu njoftoi se programi kulturor në kuadër të Akull n’Verë do të vazhdojë, prandaj u bëri thirrje qytetarëve që t’i ndjekin për të kuptuar programin për netët në vijim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!