×
  • Lajme
  • Lajme / Vota kundër në KiE

    Ahmeti: Serbia do të vazhdojë lobimin kundër Kosovës duke shkelur marrëveshjet, pa asnjë pasojë nga Bashkimi Evropian  

    Reporteri
    02 Prill 2024 | 22:00

    Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshje Bazë në shkurtin e vitit 2023 në Bruksel, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Dhe, sipas nenit 4 të Marrëveshjes së shkurtit, Serbia nuk duhet ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, shkruan Reporteri.net. 

    Por një gjë të tillë Serbia e bëri më 27 mars 2024, kur Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin për Kosovën, ku rekomandohej që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtar i plotë i Këshillit të Evropës, duke votuar kundër.

    Zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Kreshnik Ahmeti, në një intervistë për Gazetën Online Reporteri.net tha se Serbia do të vazhdojë lobimin kundër Kosovës, kësisoj, edhe shkeljen e marrëveshjeve.

    “Më 27 mars u shënua rasti më i fundit i shkeljeve të vazhdueshme që Serbia ia bën Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe Marrëveshjes mbi Aneksin Zbatues të 18 marsit. Shkelja e parë e hapur e këtyre dy marrëveshjeve ndodhi po ashtu në Këshillin e Evropës, më 24 prill të vitit 2023. Për këto dy shkelje dhe të gjitha shkeljet që Serbia ia ka bërë së paku 8 pikave nga 11 pikat e Marrëveshjes Bazike, ajo nuk ka pasur asnjë pasojë nga Bashkimi Evropian, që do të shërbente si metodë e obligimit të saj për respektimin dhe zbatimin e këtyre dy marrëveshjeve. Me këtë mungesë të masave nga Bashkimi Evropian, pritjet tona janë që Serbia do ta vazhdojë lobimin kundër Kosovës, që nënkupton shkeljen e mëtutjeshme të Marrëveshjeve”, tha zëvendësministri Ahmeti në një intervistë për gazetën online Reporteri.net.

    Intervistën e plotë me Zëvendësministrin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Kreshnik Ahmeti, mund ta lexoni më poshtë.  

    A mund të pengohet Kosova në rrugën drejt Këshillit të Evropës? Flet numri dy i diplomacisë, Ahmeti

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!