Aida Dërguti tregon pse e quajti m… Albin Kurtin, dhe a e shkroi me vetëdije atë fjali

Deputetja Aida Dërguti ka folur për fillin e problemit që çoi deri te ndarja e Vetëvendosjes dhe krijimi i PSD-së.


Ajo ka mohuar se ndarja filloi nga mesazhi ku ajo e quajti Kurtin me shprehjen “m..”, apo pse nuk donin që Kurti të bëhej kryetar.

E pyetur nëse është pishman se e quajti asisoj Kurtin, tha se “të gjithë në Vetëvendosje e din se unë në situate të stresit edhe shaj ndonjëherë”.

“Nuk e shoh atë si problem shumë të madh”, ka thënë ajo, në KTV, shkruan Reporteri.net.

E pyetur se kujt dëshironte t’ia dërgonte atë mesazh, Dërguti thote, s’e nuk ka dashur t’ia dërgoj askujt tjetër.

“E kam ditur ku po e dërgoj, me vetëdije e kam shkruar në grup”, ka deklaruar Dërguti.

Ajo më tej ka thënë se Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj, ishin dy miqtë më të ngushtë, ata duhet të ballafaqohen.

“Pikërisht ky ka qenë gabimi sepse i kam thënë edhe Dardanit se nuk duhet të shkosh në debat me Glaukun, madje Glauku ka qenë shumë konstruktiv në gjithë këtë dhe s’ka pasur asnjë pikë faji, ka provuar që ta shpëtonte ndarjen”, ka deklaruar Dërguti. /Reporteri.net/.