×
  • Lajme
  • Lajme

    AKR-ja ndryshon renditjen në listën e LDK-së

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 12:20

    Aleanca Kosova e Re ka arritur ta ndryshojë renditjen e kandidatëve në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.


    Dy ditë më parë, LDK-ja kishte publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë, mirëpo AKR-ja më pas tha se kjo nuk ishte renditja për të cilën ishin marrë vesh.

    Të hënën, emrat e garuesve për deputetë kanë ndryshuar renditjen.

    Sekretari i AKR-së, Vesel Makolli, i tregoi KOHËS se Islam Pacolli, Ibrahim Makolli dhe Flamur Sefaj kanë kaluar në renditje më të lartë.

    “Po ka ndryshuar lista. Grupet tona kanë qenë duke punuar dje dhe kanë arritë në fund një marrëveshje. Pacolli do të mbetet me numër 5, ndërsa tek disa të tjerë është bë ndërrim. Numër 22 tash është Islam Pacolli, numër 34 është Ibrahim Makolli dhe në 55 është Flamur Sefaj”, tha Makolli.

    Ndërkaq, mohon të jetë bërë fjalë për kryetarin e kësaj partie, Behgjet Pacolli, për të cilin të dielën tha se Pacolli në marrëveshjen paraprake me LDK-në do ta mbante numrin 4 në listë.

    Një ditë më pas, Makolli thotë se nuk bëhet fjalë për të dhe se “Pacolli vetë nuk ka dashtë ta ndërroj numrin”.

    “Nuk bëhet fjalë për Behgjet Pacollin, por është bë fjalë për të tjerët me numrat që kanë pasë”, shtoi ai.

    Islam Pacolli në listën e parë të publikuar mbante numrin 34, Ibrahim Makolli të 22-in dhe Flamur Sefaj numrin 76.

    Subjektet politike kanë mundur t’i paraqesin korrigjimet/përmirësimet e tyre brenda 24 orëve pas përmbylljes së afatit të aplikimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!