×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Obiliq, vetura godet dy këmbësorë, njëri dyshohet se është fëmijë

    Reporteri
    09 Dhjetor 2022 | 19:25

    Një aksident trafiku ka ndodhur në Obiliq, ku një automjet ka goditur dy këmbësorë, njëri prej të cilëve dyshohet se është fëmijë.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    Sipas Ahmetit, këmbësorët kanë lëndime të rënda dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

    “Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona (këmbësorë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!