×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në rrugën Ferizaj-Lipjan: Vetura bie në lum, vdes një 21 vjeçare

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 9:17

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Ferizaj-Lipjan, ku një person ka humbur jetën, ndërkaq pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar, shkruan Reporteri.net.


    Sipas policisë, në aksidentin që ka ndodhur rreth orës  01:35 e vdekur ka mbetur një 21 vjeçare, ndërkaq të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në  emergjencën e Ferizajit, ndërsa dy nga ta pastaj janë transferuar në QKUK.

    Policia njofton vozitësi kishte humbur kontrollin e veturës dhe kështu ka dalë jashtë rrugës ku ka rënë në lumin e fshatit Muzeqinë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!