×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë trafiku në Gjakovë, vdesin dy persona

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 19:17

    Dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte  në mbrëmje në fshatin Ponoshec të Gjakovës.


    Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Nysret Gjurkaj zëdhënës i Policisë së Gjakovës.

    Ai thotë se edhe pasagjeri i tretë ka pasur lëndime serioze, ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore, shkruan Reporteri.net.

    “Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjetër duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vend ngjarje kanë dal zjarrëfiksat dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjeksor kanë konstatuar vdekjen e 2 personave, pasagjeri i tretë ka pasur lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka pasur lëndime të lehta trupore”, thotë Gjurkaj.

    Ai thotë se në vendngjarrje ka dalë dhe kryeprokurori, dhe po vazhdon shiqimi i vendit të ngjarjes. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!