×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë trafiku, vdes 32-vjeçari

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 8:37

    Një 32-vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në aksin rrugor Korçë-Pogradec.


    Ngjarja është shënuar pak pas mesnate në afërsi të fshatit Vërdovë.

    Shtetasi Enea Yzellari, 27-vjeç, banues në fshatin Gështenjas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin Delor Latifllari, 32-vjeç, banues në fshatin Vërdovë.

    Për pasojë ky i fundit, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Pogradecit.

    Policia ka arrestuar në flagrancë 27-vjeçarin, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore. /Ora News/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!