×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Aksident mes dy veturave në Zonën Industriale në Suharekë, lëndohen dy persona – krijohen kolona të gjata në rrugë

    Reporteri
    22 Qershor 2024 | 12:36

    Një aksident mes dy automjeteve në Zonën Industriale në Suharekë, la të lënduar dy persona.

    Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

    “Në zonën Industriale në Suharekë ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve. Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona”, tha Gashi.

    Ndërkaq me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor i rajonit të Prizrenit, për të zbardhur detajet se si erdhi deri të aksidenti.

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar foto e video ku shihet se nga ky aksident janë krijuar kolona të gjata.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!