×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes katër veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, tre të lënduar

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 19:02

    Një aksident mes katër veturave ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

    Sipas tij, në atë pjesë të rrugës, qarkullimi po zhvillohet vetëm nëpër shiritin emergjent.

    “Në ora 17:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në atë pjesë të rrugës qarkullimi po zhvillohet vetëm nëpër shiritin emergjent. Njësitet policore janë duke u marrë më aksidentin”, ka thënë Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!