×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Bresalc të Gjilanit, dy të lënduar

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 18:10

    Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.


    Gazetari i Reporteri.net ka dërguar foto dhe video nga vendi i ngjarjes ku shihen se aksidenti ka qenë jo i vogël, kjo vërehet nga dëmtimi i dy veturave të aksidentuara, golf dhe Mercedes.

    Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Gjilanit.

    “Po ka ndodhur një aksident mes dy veturave në Bresalc ku si pasojë janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësorë në spitalin e Gjilanit. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, për Reporteri.net.

    Gazetari i Reporteri.net njofton se si pasojë e aksidentit janë shkaktuar kolona të gjatë në  rrugë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!