×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Gjilan, katër persona përfundojnë në spital

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 10:18

    Një aksident ka ndodhur pak para orës 7:00 në dalje të Gjilanit dhe janë lënduar katër persona, por njëri prej tyre më rëndë.


    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se personi i lënduar më rëndë është dërguar në QKUK, por është jashtë rrezikut për jetë.

    “Aksidenti ka ndodhur në orën 07:00 të mëngjesit në dalje të Gjilanit, ku janë lënduar 4 persona, njëri prej tyre më rëndë. Tre kanë lëndime të lehta dhe janë lëshuar për në shtëpi e tjetri është dërguar në QKUK, por nuk është në rrezik për jetë”, ka thënë Hashani.

    Ai tha se aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!