×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Hajvali, lëndohet një person

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 21:02

    Një person ka marrë lëndime trupore pasi në Hajvali të Prishtinës ka ndodhur një aksident mes dy veturave.


    Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 18:00 në Hajvali, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!