×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në magjistalen Prishtinë-Gjilan, dy të lënduar përfundojnë në spital

    Reporteri
    24 Shtator 2022 | 17:57

    Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ndodhi pasditen e sotme në magjistralen Gjilan-Prishtinë.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    Ai ka thënë se dy të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Gjilanit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

    “Ju njoftojmë se sot më 24.09.2022 në orët e pasdites në fshatin Bresalc, komuna Gjilan, ka ndodhë një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë sjellë në Spitalin e Gjilanit ku janë duke u trajtuar, por jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Hashani për Express.

    Rasti është nën hetim nga policia e Kosovës, përkatësisht njësitet e trafikut rajonal. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!