×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, pesë persona të lënduar

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 22:53

    Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident të ndodhur ndërmjet dy veturave në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, më saktësisht në zonën e quajtur “Fshati i Vjetër” të martën mbrëma.


    Lajmin e aksidentit e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

    “Në ora 18:08, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Kaçanik (Fshati i Vjetër). Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore e trafikut e Drejtorisë Rajonale të Ferizajit është marrë me aksidentin”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!