×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Mitrovicë, dy persona lëndohen rëndë

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 15:31

    Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident trafiku në Mitrovicë (rrugës për Zhabar), ku kanë përfunduar të lënduar rëndë dy persona.


     

    Klan Kosova ka mësuar se kamioni i ngarkuar me zall e ka goditur një motoçikletë në të cilën kanë qenë dy persona.

    Të dy personat kanë marrë lëndime serioze dhe për këtë arsye ata janë dërguar me ambulantë për në spital.

    “Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident trafiku rrugës për Zhabar. Një kamion i ngarkuar me zall e ka goditur një motoçikletë në të cilën kanë qenë dy persona. Si pasojë e aksidentit, të dy motoçiklistët kanë përfunduar nën gomat e kamionit. Pas nxjerrjes së tyre, ata kanë qenë në gjendje kritike”, ka thënë Nazmi Shabani i cili ka qenë kalimtar rasti.

    “Pas 30 minutave ka arrit policia dhe ekipi mjekësor. Në ambulancë ka qenë vetëm shoferi dhe një teknik. Më shqetëson fakti se ata nuk kanë qenë në gjendje t’u ofrojnë as ndihmën e parë viktimave”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!