×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Prishtinë, 4 persona të lënduar

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 18:56

    Një aksident trafiku ka ndodhur pasdite në Prishtinë, në të cilin janë lënduar katër persona.


    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë rajonale të Prishtinës.

    “Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’, në Prishtinë. Në aksident kanë qenë dy automjete të përfshira, ku janë lënduar katër persona”, ka thënë Ahmeti.

    Ajo ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!