Sot rreth orës 04:00 të mëngjesit një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë.
Rasti është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Si pasojë e aksidentit, Ahmeti tha se kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”.
Si pasojë e aksidentit, Ahmeti tha se kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha zëdhënësja e policisë për Reporteri.net.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.