×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në segmentin Veternik-Bresje, lëndohen tre persona

    Reporteri
    16 Gusht 2022 | 15:44

    Sot në ora 14:25 në segmentin Veternik-Bresje ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri vetura.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ku i njëjti ka thënë se në tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

    “Në ora 14:25, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë në segmentin Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi.

    Njësitet policore relevante janë marrë me aksidentin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!