×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Sibovc të Podujevës, dy persona të lënduar

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 15:46

    Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Sibovc, ku si pasojë e aksidentin kanë mbetur të lënduar dy persona, shkruan Reporteri.net


    Rastin për Reporterin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, tutje ajo ka treguar se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

    Dy persona e lënduar sipas Ahmetit janë dërguar për tretman mjekësor.

    ”Rreth ores 14:00 ka ndodhe nje aksident trafiku ne rr. Prishtine-Podujeve. Ne aksident kane qene te perfshire nje kamion dhe nje veture, ku jane lenduar dy persona, te cilet jane derguar per tretman mjekësor. Me rastin po merret njesiti i trafikut”, tha Ahmeti për Reporterin.

    Në magjistralen Prishtinë – Podujevë aksidenet janë shtuar dukshëm kohëve të fundit, Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar gjatë vozitjes. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!