×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Sllatinë, lëndohen dy persona

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 14:53

    Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë, sot rreth orës 14:00.


    Tre automjete ishin të përfshira në këtë aksident.

    Detaje për Reporterin kanë dhënë Bajram Krasniqi, zëdhënës i policisë së Kosovës.

    “Rreth orës 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (në fshatin Sllatinë). Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, nga aty raportojnë për një aksident në mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit, deri në këto momente, janë paraqitur dy persona të lënduar. Policia është duke u marrë me matjet dhe këqyrjen e vend-ngjarjes”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!