×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Suharekë, lëndohen 3 persona

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 10:47

    Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në hyrje të Suharekës, ku si pasojë e kësaj tre persona kanë pësuar lëndime trupore.


    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zyrtar në Policinë Rajonale të Prizrenit.

    “Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy automjeteve lokale në rrugën Prizren-Suharekë. Në hyrje të Suharekës. Tre persona janë dërguar në emergjencë. Ende nuk dihet shkalla e lëndimit. Aksidenti është me dëme materiale”, ka thënë Osmanollaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!