×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në Istog, 6 persona të lënduar

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 23:04

    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Bollopojë të Istogut. Në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe një veturë e tipit “BMW” me targa të Zvicrës.


    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Xhevat Ibraj zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

    “Po ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të Istogut rreht orës orës 19:40. Si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime 6 persona”, ka thënë Ibraj për Reporteri.net.

    Ai thotë se sipas informatave të para të policisë nga ekipet mjekesore gjendja e personave të lënduar është jashtë rrezikut për jetën.

    Ibraj thotë se njësitet relevante policore kanë dale në vendin e ngjarjes.

    Kujtojmë se ​Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë lansuar ditë më parë fushatën vetëdijësuese “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”, me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafik. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!