×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në Mitrovicë, 5 persona të lënduar

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 17:48

    Pesë persona janë lënduar sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në qytetin e në Mitrovicës.


    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

    Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

    “Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 13:30, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!