×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në Pejë, një person i lënduar

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 9:50

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në minutat e para të ditës në rrugën ‘Beteja e Koshrës’, në Pejë ku ka mbetur një person i lënduar, shkruan Reporteri.net


    Rastin për Reporterin e ka konfirmuar Driton Rugova nga Policia rajonale e Pejës, ku ka treguar se aksidenti ka ndodhur në ora 00:08, në mes të një veture dhe motoçiklisti, ku një persona ka mbetur i lënduar, por është jasht rrezikut për jetë.

    ”Në minutat e para të ditës së sotme ka ndodhur një aksident në mes të një veture dhe motoçiklisti në rrugën Beteja e Kosharës në Pejë, si pasojë e aksidentit një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal të Pejës dhe sipas stafit mjekësor është jashtë rrezikuat për jetë”, ka thënë Rugova për Reporterin.

    Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin, ndërsa i aksidentuari është dërguar në spitalin rajonal të Pejës dhe sipas stafit mjekësorë është jasht rrezikut pët jetë.

    Ndërkaq në Kosovë është rritur numri i aksidenteve në trafik, ku shumica prej tyre përfundojnë me persona të lënduar e disa edhe me fatalitet, për këtë Policia e Kosovës aplon tek të gjithë vozitësit që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion.  /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!