×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti në Klinë: Një i vdekur dhe disa të lënduar

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 22:44

    Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një autobusi dhe dy vetura në hyrje të Klinës.


    Rastin e konfirmoi për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

    Gashi tha se janë lënduar gjashtë persona, një i vdekur dhe dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

    “Rreth orës 20:57 Policia ka marrë informatë se në rrugën ‘Sadik Rama’ në Klinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë involvuar dy vetura e një autobus. Lëndime serioze kanë pësuar tre persona, njëri nga të lënduarit nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve dhe ka vdekur në vend të ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Dy të lënduarit tjerë janë dërguar në emergjencë të spitalit rajonal, ndërsa njëri është udhëzuar për në QKUK. Tre të tjerë kanë marrë trajtim në QKMF dhe janë liruar pas trajtimit”

    Gashi tha se në vendin e ngjarjes ndodhen Policia dhe Prokurori i shtetit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!