×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidentohet djali i Presidentit, policia jep detaje

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 15:25

    Endrit Thaçi, djali i Presidentit Hashim Thaçi është aksidentuar mëngjesin e sotëm.


    Gazeta Shneta ka mësuar nga burime të sigurta brenda Klinikës Emergjente se ai është dërguar me urgjencë pasi ka pësuar disa lëndime në aksident.

    “Është pranuar në Emergjencë pas orës 5 të mëngjesit. Ka pas disa lëndime të lehtë, gjakderdhje nga hundët. I janë bërë të gjitha ekzaminimet, rtg dhe CT, e pastaj është liruar në shtëpi”, ka thënë ky burim.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident, duke thënë se në të janë përfshirë tri vetura.

    “Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar për Reporteri.net Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

    Por ajo nuk ka dhënë detaje nëse, personi i lënduar në aksident është djali i presidentit Thaçi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!