×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kontrolle nëpër autobusë për distancë e maska, dënime 200 deri 500 euro

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 14:21

    Inspektorët e Rendit Komunal bashkë me Policinë e Kosovës kanë inspektuar transportin e udhëtarëve nëpër stacionet kryesore të Prishtinës.


    Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi thotë se zbatimi i masave që parandalojnë shpërndarjen e virusit është obligim i të gjithëve, në këtë rast i shoferëve të autobusëve/taksive, dhe i kompanive.

    “Gjoba për mungesë të distancës është 200 euro për përgjegjësin, 500 euro për kompaninë”, thuhet në njoftim.

    Më tej thuhet se Drejtoria e Inspekcionit do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me Policinë dhe inspektoratet e nivelit qendror, ashtu që të gjithë bashkë të jemi në krye të detyrës dhe të ndikojmë në përmirësimin e shëndetit publik.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!