×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni kundër Speciales, tre aktivistë të PSD-së ftohen për intervistim nga policia

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 15:25

    Partia Socialdemokrate, ka njoftuar se sot tre aktivistë të kësaj partie janë ftuar nga Policia e Kosovës për intervistim për shkak të aksionit që kanë zhvilluar kundër Gjykatës Speciale.


    Aktivistët Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe Gëzon Kastrati janë ftuar për intervistim në Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme në Lagjen e Muhaxherëve.

    Një njoftimin e PSD-së thuhet se arsye për këtë është aksioni kundër Gjykatës Speciale.

    “Sërish, arsyeja është aksioni që kemi zhvilluar kundër Gjykatës Speciale. Një aktiviteti krejt të rëndomtë i kanë dhënë kualifikim të veprës penale. Kur organizojmë aksione simbolike apo forma tjera të protestës ne ushtrojmë liritë dhe të drejtat tona. Këtë insistim të Policisë nuk mund ta kuptojmë ndryshe veçse si përpjekje për disiplinim”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    Ky është njoftimi i PSD-së:

    Absurdi i ndjekjes policore flet shumë për Gjykatën Speciale

    Sot në mëngjes, në zyrën e Partisë Socialdemokrate na erdhën tri ftesa nga Policia e Kosovës. Aktivistët Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe Gëzon Kastrati janë ftuar për intervistim në Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme në Lagjen e Muhaxherëve.

    Sërish, arsyeja është aksioni që kemi zhvilluar kundër Gjykatës Speciale. Një aktiviteti krejt të rëndomtë i kanë dhënë kualifikim të veprës penale. Kur organizojmë aksione simbolike apo forma tjera të protestës ne ushtrojmë liritë dhe të drejtat tona. Këtë insistim të Policisë nuk mund ta kuptojmë ndryshe veçse si përpjekje për disiplinim.

    Gjykata Speciale është e “ndjeshme” ndaj kritikës sepse është arbitrare dhe e padrejtë. Kundërshtimi i kësaj Gjykate është interes publik dhe shërbim për drejtësinë. Tash që ajo po e vazhdon funksionimin pa mandat, ajo është vetë vendi i skandalit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!