×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni në veri: Ky është i dyshuari kryesor që policia po e kërkon në rastin e Ivanoviqit

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 9:22

    Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës me ç’rast ka arrestuar dy persona, njëri prej tyre i dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqit.


    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

    Njëri nga të dyshuarit, tashmë i arrestuar për vrasjen e Ivanoviqit është zyrtari i lartë i policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, Rado Basara, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në fshehjen e provave gjatë vrasjes së politikanit serb.

    Mësohet se personi i dytë i cili është arrestuar në këtë aksion është  Velko Bojiq, i cili është djali i eprorit të lartë të policisë në veri të Mitrovicës, Zjelko Bojiq, shkruan Reporteri.net.

    Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili këtë aksion e ka quajtur brutal.

    Kujtojmë se Zhelko Bojiq- shef i operativës në pjesën veriore i cili po ashtu dyshohet në fshehjen e provave në rastin e vrasjes së Ivanoviq është personi i tretë i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës.

    Mediat serbe kanë publikuar edhe pamjet nga momenti kur policia ka bastisur banesën e Zhelko Bojiqit gjatë mëngjesit të sotëm./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!