×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni në Veri: Plagoset edhe një polic, plagë në pjesën e epërme të trupit

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 8:57

    Gjatë aksionit të sotëm në veri të Mitrovicës është plasosur edhe një polic tjetër, kështu është polici i dytë i plagosur.


    Burime nga Policia tregojnë se një polic tjetër ka marrë plagë nga plumbi, në pjesën e epërme të trupit.

    Jeta e tij nuk është në rrezik, pasi plumbi ka prekur vetëm dorën.

    Poashtu mësohet se polici i parë i cili mbeti i plagosur në këtë aksion i cili u zhvillua në mëngjesin e kësaj të marte në Veri të Mitrovicës, është nga Gjakova dhe është plagosur në pjesën e parshme te kofshës.

    Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion të gjerë në Veri për arrestimin e atyre që janë të përfshirë në kontranbandë me mallra. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!