×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë ndaj një zyrtari për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikimit të dokumentit zyrtar në Prishtinë

    Reporteri
    08 Dhjetor 2023 | 15:23

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.B., në drejtim të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

    Sipas aktakuzës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga dt. 15.10.2021 e deri më 18.05.2023, në Prishtinë, respektivisht në zyrat e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), i pandehuri D.B, në cilësinë e zyrtarit administrativ pranë kësaj Agjencie, përgjegjës për aplikim dhe shpërndarjen e dokumenteve personale (letërnjoftim, patentë shoferë dhe pasaportë), me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për tjetrin, me dashje dhe dijeni”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim i pandehuri në vazhdimësi i ka keqpërdorur autorizimet e tija ligjore, duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin primar dhe sekondar për pajisje me dokumentet personale, në atë mënyrë që, personit me inicialet M.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i kërkuar nga Interpoli për vepra penale të narkotikëve, i ka sjellë dobi të kundërligjshme duke i ndihmuar që ta kompletojë, pranojë dhe vërtetojë dokumentacionin personal në emër dhe me të dhënat e të dëmtuarit A.N., duke e pajisur me letërnjoftimin dhe pasaportën e Republikës së Kosovës me të dhënat e të dëmtuarit A.N, siç ka vepruar edhe me 7 persona të tjerë, duke i keqpërdorur të dhënat personale të të dëmtuarve, në të cilat i pandehuri kishte qasje”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

    Gjithashtu në njoftim thuhet se Prokuroria ka propozuar që të njëjtit t’i shqiptohet dënimi plotësues “ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbime publike”./Reporteri.net/ 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!