×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë për terrorizëm ndaj një personi në Prishtinë

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 22:34

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një aktakuzë kundër personit me iniciale H.H., nën dyshimin për pjesëmarrje në terrorizëm.


    Sipas një komunikate për media, lëshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, aktakuza është ngritur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    “Prokuroria Speciale aktakuzën kundër të pandehurit me inicialet H.H., e ka ngritur për shkak të dyshimit se e ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!