×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktivisti Rron Gjinovci gërrditët nga shitesit në shesh, në kohë festash

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 15:53

    Aktivisti Rron Gjinovci ka rishprehur pakënaqësinë e tij për gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht Sheshi i Kosovës për 12 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.

    “Pazar, tmerr, e pabesueshme!” – fillon përshkrimin e ndjesive të tij Gjinovci, për gjendjen e sheshit.

    Në shesh mund të vërehen shumë shitës ambulantë të cilat po shesin gjësende të ndryshme, përfshirë flamuj, për të përfituar materialisht nga festa. Një gjë e tillë mund të konsiderohet një tjetër ilustrim për varfërinë, me të cilën vazhdojnë të luftojnë mijëra familje në Prishtinë e në Kosovë.

    Por, z.Gjinovci që është i vetëshpallur si aktivist i majtë, dhe që lufton për të drejtat e klasës punëtore si duket është i çlidhur krejtësisht nga një perspektivë e tillë e shqyrtimit të gjërave.

    Ai bën thirrje vazhdimisht për rend dhe rregull në shesh, duke u ndjerë i gërditur nga ky ekspozim i hapur i varfërisë së njerëzve.

    “S’muj me besu që kjo ndodh çdo vjet. S’muj kurrqysh mu pajtu. Thjesht ma gërrditë jetën çdo vjet, në çdo përvjetor, sheshi.” – shkruan më tej ai.

    Kujtojmë se ditë më parë, i gërditur e i bezdisur nga zhurmat e një lypësi në shesh u ndje edhe avokati Tomë Gashi, i cili u kap nga Periskopi duke i bërtitur dhe më pas shqelmuar lëmoshën njërit prej tyre. /Periskopi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!