×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktorja e madhe shqiptare, Leze Qena përcillet për në banesën e fundit

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 18:48

    Kosova dje ka humbur  yllin e teatrit e filmit shqiptar, aktoren Leze Qena.


    Qena sot është përcjellë për në banesën e fundit. Ajo do të prehet përjetësisht në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

    Është ministrja  Kulturës, Vlora Dumoshi, ajo e cila ka publikuar foto nga varrimi i Leze Qenës në një ceremoni të vogël, marrë parasysh rrethanat aktuale në Kosovë pas situatës me koronavirus.

    Kujtojmë se dje, për Leze Qenën janë bërë homazhe dhe nderime para Teatrit Kombëtar. Homazhet janë mbajtur gjatë kohës sa nuk kishte kufizim të lëvizjes së qytetarëve, duke u respektuar këshillat e institucioneve përkatëse shëndetësore për distancën publike për t’u mbrojtur nga coronavirusi.

    https://www.facebook.com/vlora.dumoshi/posts/10157339127404075

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!