×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuza e rëndë e Milaim Zekës: Një zyrtar i lartë i LDK-së ofroi para për ta vrarë Ibrahim Rugovën e Fehmi Aganin

    Reporteri
    17 Gusht 2019 | 19:27

    Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, i ftuar n’Konak me Kosovë Gjocin, nuk ka kursyer fjalët e rënda për zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.


    Ai ka akuzuar rëndë ish kryeministrin e Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshin duke e lidhur me planifikimin për eliminimin edhe të ish Presidentit Ibrahim Rugova.

    Duke folur për kryetarin aktual të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, Zeka tha që shefi i tij, Bujar Bukoshi, pati ofruar para për vrasjen e Ibrahim Rugovës dhe Fehmi Aganit.Këto para thotë, që ia ofruan vëllait të ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Shaip Mujës, veprimtarit të ilegales, Shaban Muja

    .“A e din ti që shefi i Isa Mustafës, Bujar Bukoshi i ka thanë Shaban Mujës, vëllau i ish-deputetit Shaip Mujës, sa doni ju dha pare nëse e vrani “Belbën” dhe “Zabunin”. “Belba” ka qenë Fehmi Agani dhe “Zabuni” ka qenë Ibrahim Rugova”, ka thënë Milaim Zeka gjatë intervistës në Konak.

    Kështu, Zeka, akuzat nuk i ndal as për djalin e ish-Presidentit Ibrahim Rugovës, Ukën, për të cilin thotë se interesi e bashkoi me personat që deshën të ia vrasin babanë.

    “Këta faqezinj, dilingjinjë, janë bërë bashkë, u bë bashkë edhe Ukë Rugova me këta. Imagjino Ukës nuk i ka lënë fare përshtypje pse këta kanë dashtë me ia vra babën”, ka deklaruar Zeka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!